Grabitën kapitenin e Atletico Madrid, arrestohen shqiptarët

Policia spanjolle ka shkatërruar një bandë të përbërë nga shqiptarë, pasi ishin autorë të disa vjedhjeve në këtë shtet.

Siç bëhet e ditur, banda në fjalë kishte bërë me shumë se 200 vjedhje, ku mes tyre ishte edhe kapiteni i Atlético de Madrid, Gabi Fernandez, në banesën e të cilit u grabit një orë, veshje dhe një xhaketë me vlerë 10.000 euro.

Policia e Spanjës bën me dije se në pranga janë vënë 5 shqiptarë, pjesëtarë të bandës, të cilët janë vënë në pranga pak para se të vinin në zbatim planin për të shkuar në Shqipëri.

Identiteti i personave të arrestuar nuk bëhet me dije, por mediat spanjolle raportojnë se janë të moshës mes 21 dhe 47 vjeç.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu