Futbollisti shqiptar Granit Xhaka është bërë baba për herë të pare, dhe lajmin e kanë ndarë vetë prindërit e rinj në rrjetet sociale.
Graniti dhe Leonita kanë sjellë në jetë një vajzë, ndërsa kanë postuar dhe një foto ku shihen duart e të tre pjestarëve të familjes.
“Mirë se erdhe princesha jonë e vogël, mami dhe babi të duan”, ka shkruar futbollisti.
Nuk dihet ende emri i vajzës që ka ardhur në jetë, nëse Graniti dhe bashkëshortja e tij do të vendosin që ajo të ketë një emër shqiptar.
Pak kohë në media u publikua dhe lajmi se futbollisti do të marrë disa javë leje nga aktivitetet e tij me Arsenalin dhe me kombëtaren e Zvicrës në mënyrë që ti përkushtohet sa më shumë familjes së tij, që tashmë është zgjeruar dhe me një pjestare më të vogël.











