Granit Xhaka reagon pas fitores së Arsenalit dhe golit të tij ndaj Norwichit

Granit Xhaka ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të folur rreth fitores së sotme të Arsenalit ndaj Norwich Cityt në Ligën Premier.

Arsenali ka fituar me rezultat të thellë 4-0 përballjen e tyre në shtëpi ndaj Norwich City të vlefshme për javën e 32-të në Ligën Premier.

Golat në këtë fitore të Arsenalit i shënuan Pierre-Emerick Aubameyang (33’, 67’), Granit Xhaka (37’) dhe Cedric Soares (81’).

Pas fitores dhe golit të shënuar ka reaguar edhe ylli me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka.

Xhaka ka shfrytëzuar profilin e tij privat në Facebook për të folur rreth fitores dhe golit të shënuar.

“Një gol, tre pikë. Kjo ishte një lojë e shkëlqyeshme! Vazhdojmë punën e mirë”, ka shkruar Xhaka.

Ndryshe, Arsenali me këtë fitore e sheh veten në pozitën e shtatë me 46 pikë apo nëntë më pak se vendi i katërt.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu