Granit Xhaka thotë se do të mendohej dy herë nëse do t’i ofrohej sërish shiriti i kapitenit te Arsenali

Granit Xhaka ka zbuluar se në momentin që bordi i Arsenalit vendosi t’i hiqte shiritin e kapitenit, ishte periudha më e vështirë në karrierën e tij.

Mesfushorit shqiptar i ishte marrë shiriti i kapitenit nga trajneri tashmë i shkarkuar Unai Emery në muajin nëntor të vitit të kaluar shkaku i përplasjes me tifozët në barazimin 2-2 ndaj Crystal Palaces.

Xhaka që nga atëherë ka rifituar vendin e tij si titullar nën urdhrat e Mikel Artetas, derisa në një intervistë për Standard Sport ka zbuluar për të gjithë periudhën që ka kaluar.

“Natyrisht se ishte një periudhë e vështirë, nuk do të gënjej. Ishte një moment kur mendoja se kisha luajtur ndeshjen e fundit te Arsenali, nuk ishte e lehtë për mua dhe familjen tije, Shpresoj që njerëzit ta kuptojnë këtë”, ka thënë ai.

“Por, mendoj se kam treguar karakterin tim. Nuk jam një njeri që iki nga situata. Gjithmonë kam thënë: ‘Kur jam këtu, do të jap gjithçka’. Çdo ditë stërvitem shumë dhe është fryti i punës. Kjo më ka dhënë më së shumti lumturi”.

“E di se me apo shiritin e kapitenit çfarë mund t’i ofroj skuadrës. Por, në këto momente nuk do ta ktheja mbrapa shiritin e kapitenit. Nëse klubi më ofron atë sërish, do të mendohesha dy herë”, ka shtuar më tej Xhaka.

Reprezentuesi i Zvicrës është njëri ndër lojtarët vendimtar te Arsenali, por ajo situatë natyrisht se ka zbehur figurën e tij në sytë e tifozëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu