Graniti: ‘Po i qëndroj besnik të dashurës jashtë’

Graniti ka folur më në fund sa i përket barrierës së pakuptimtë që e mbante tërësisht të distancuar nga vajzat në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Siç tregoi edhe motra e tij, prezantuesja Genta Cana në një intervistë për Prive, ai ka një lidhje jashtë.

Teksa i ka shprehur Ilirit dhe Fifit mallin pë të dashurën, ai në një moment ka deklaruar se po i qëndron besnik asaj, detaj që s’është pritur më së miri nga Fifi.

Me ironi, ajo ka thënë se sidomos “në fillim” i ka qëndruar besnik, duke iu referuar javëve të para që krijuan një afeksion mes dyve, deri në një moment kur ndau rrugët Graniti duke thënë se këngëtaren e sheh vetëm si shoqe.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu