Grant në vlerë deri 10 mijë euro për të papunët në Maqedoninë e Veriut

Agjencia е Punësimit e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot fillon zbatimin e Planit Operativ për programet dhe masat aktive për punësim dhe shërbimeve të tregut të punës për vitin 2023.

-Mbështetje për vetëpunësim – Sipërmarrje

-Të gjithë personat e interesuar të papunë të cilët dëshirojnë të fillojnë biznesin e tyre apo të zyrtarizojnë një biznes tashmë ekzistues kanë mundësi të aplikojnë për pjesëmarrje në këtë program me të cilin do të përkrahen financiarisht deri në 307.500,00 denarë.

-Nëse dy persona të papunë dëshirojnë të bashkohen dhe të fillojnë biznesin e tyre ose të zyrtarizojnë biznesin ekzistues si SH.PK – Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar prej dy personash, mbështetja financiare arrin në 615.000,00 denarë.

-Më shumë informacion mund të gjeni në linkun e mëposhtëm: https://av.gov.mk/konkurse-per-masat-aktive.nspx

-Për realizimin e programeve, masave dhe shërbimeve për punësim, këtë vit janë ndarë më shumë mjete financiare në vlerë prej 1.972.045.915,00 denarë, ndërkaq është planifikuar përfshirja e 18.056 personave, shkruan në faqen e tij zyrtare në facebook drejtori Murati.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu