Grekët akuzojnë shqiptarët për sjellje provokative

Pas protestës së organizuar ditën e djeshme nga Shoqata Patriotike “Albanian Roots”, Rrënjët Shqiptare dhe shqiptarët që jetojnë në Nju Jork, në përgjigje të përkujtimores së grekëve për Kacifasin, ka ardhur edhe reagimi i pritshëm i mediave greke, të cilat nuk kanë nguruar të dënojnë atë që ka ndodhur në Brooklyn.

Përkatësisht kanë qenë mediat, të cilat njëzëri u kanë dhënë jehonë kësaj ngjarjeje duke e konsideruar si një sfidë të shqiptarëve kundër emigrantëve grek në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndër të tjera këto media shkruajnë, duke cituar median tonë se: “Shqiptarët në Nju Jork kanë zhvilluar një protestë, në përgjigje të përkujtimores së vrasjes së Kostandin Kacifas në Bularat të Gjirokastrës.

Shqiptarët kanë ndërprerë ceremoninë e Komunitetit Grek në SHBA për ‘ekstremistin’ Kacifas,sikurse e cilësojnë ata.

Sikurse shihet nga pamjet e publikuara në ‘Real News’,ata janë duke protestuar përpara zyrave të këtij komuniteti në Brooklyn, duke mbajtur në duar pankarta me thirrje të ndryshme si: ‘Çamëria dhe Epiri janë shqiptare’, ‘Grekët kanë vrarë njerëzit tanë’, dhe disa sloganë të tjerë të për afërta nga mesazhi me të sipër cituarat.”Ata shtojnë më tej duke thënë se, pjesëmarrësit në këtë protestë, të cilët ishin rreth 30-40 persona, kanë pasur vazhdimisht sjellje provokative kundrejt pjesëmarrësve grekë në këtë përkujtimore.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu