Grekët bëjnë cudira, shqiptarja po shkonte në Turqi, e bija shokohet nga ajo që i bëjnë të ëmës

Me sa duket keqtrajtimi i shqiptarëve nga ana e grekëve nuk ka për të marrë fund. Këto ndodhin në forma nga më të ndryshmet dhe në formë sistematike.
Shteti grek ka vendosur që të ekzekutojë disa ndëshkime për shqiptarët duke i “njollosur” pasaportën me kryq të zi.

Rastet sa vijnë e shtohen, pas denoncimit të djeshëm të një qytetari i cili ishte nisur të festonte Pashkën në Greqi dhe që u kthye mbrapsht pa asnjë shpjegim me një kryq të zi në pasaportë, raporton shqiptarja.

Dy raste të tjera janë raportuar ditën e sotme.

Ajo ka raportuar e shokuar incidentin e pakëndshëm që i ka ndodhur mamasë së saj më datën 18 mars.

Nëna e denoncueses është kthyer pas me një vulë të zezë dhe ndalim për të hyrë në zonën Shengen, edhe pse ishte nisur për në Turqi dhe po kalonte tranzit nëpërmjet Greqisë.

Bullari shkruan:

Përshendetje! Kisha dëshire të beja edhe unë një denoncim të këtij lloji me problemin e Greqisë. Mami im u nis për Turqi kur pala greke pa asnjë arsye i kishte vënë gjobë me një vulë të madhe të zezë… Madje as e kish pyetur që ku po shkon a kush je, por tre vjet mos te hyjë në Shengen.
DENONCIMI:

Foto e pasaportës së qytetares shqiptare të nisur drejt Turqisë, me kryqin e zi të vendosur nga policia greke.
E gjithë kjo situatë ndodh kur dy shtetet kanë nisur bisedimet për të zgjidhur një sërë çështjesh dypalëshe të mbartura dhe kur Shqipëria ka pranuar të nisë gërmimet për gjetjen e eshtrave të ushtarëve grekë në Shqipëri.

Sot ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias mbërriti në Tiranë, ku kërkoi që të mos përmendej më çështja çame.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu