Grekët në ekstazë pas papërgjegjshmërisë së Ramës

Mediat greke kanë rritur vëmendjen ndaj zhvillimeve në Shqipëri për shkak edhe të rikthimit të negociatave për detin por edhe se në Ballkan po ndodhin shumë ngjarje të rendësishme në këtë periudhë.

Kësaj radhe, portalet greke i janë referuar deklaratës së kryeministri Rama për një president të përbashkët me Kosovën si edhe reagimit të fortë që pasoi nga amerikanët duke e cilësuar këtë një “tërheqje veshi”, përcjell Albeu.com.

Militaire.gr shkruan se pas kësaj deklarate të Ramës pati reagime të forta nga BE dhe SHBA, të cilët i kërkuan që të hiqte dorë nga retorika e nxitjes së tensioneve.

“Retorika e pakujdesshme për bashkim nuk i shërben marrëdhënieve të mira të Shqipërisë me fqinjët”., – shkruan media greke duke cituar një pjesë të deklaratës së Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu