Grekët në panik, gjendet një dron në bregdet, qytetarët: Menduam se vinte nga Irani

Ndërsa bota është zgjuat sot me lajmin se për herë të parë Irani ka sulmuar Izraelin, qytetarët në zonën e plazhit në Iraklio të Kretës, kanë përjetuar momente paniku… “gabimisht”!

Kjo pasi në breg të detit është gjendur një dron, i cili në fakt ka rezultuar se ndodhej prej kohësh aty, dhe ka qenë objektiv ajror i përdorur në poligonet e qitjes për të testuar sistemet e armëve.

Por qytetarët të shqetësuar kanë njoftuar autoritetet, teksa mediat greke raportojnë se ata janë shprehur se kanë menduar se droni vinte nga Irani.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu