Grenell vazhdon akuzat ndaj Kurtit, thotë se LVV beson që Izraeli është ndërtuar duke kryer krime

Ish-emisari special amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell është duke vazhduar me akuzat e tij për kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Grenell në postimin e bërë në Twitter thotë se Kurti dhe partia e tij besojnë se Izraeli është ndërtuar duke kryer krime.

“Albin Kurti dhe partia e tij besojnë që Izraeli është ndërtuar duke kryer krime. Dhe thonë që SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar ka mbështetur këtë krim”, ka shkruar Grenell në Twitter.

Tutje, Grenell thotë se ky“ është diskurs i rrezikshëm për një aleat të SHBA-së”

Ndryshe, një ditë më parë, Grenell përmes një postimi në Tëitter e ka quajtur Kurtin antiamerikan, ndërsa në postimin tjetër në Tëitter, ai kishte thënë se kreu i Vetëvendosjes ka bërë disa veprime kundër presidentëve amerikanë, duke hedhur gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu