Greqia dhe pala qipriote greke kërkojnë kompromis dhe jo zgjidhje

Në Qipro dhe në Detin (e ishujve) Egje po përjetohen zhvillime të rëndësishme. Padyshim që faktori kryesor i kësaj dinamike të re janë padyshim dëshira për dakordim dhe hapat e hedhur nga pala turke.

Ky proces i ri që ka filluar pasi Turqia tërhoqi anijen e saj Oruç Reis, mori një vrull më të madh edhe me bisedimet eksploruese të cilat u shfaqën për vlerësim në kuadrin teknik të problemeve që burojnë nga deti i ishujve dhe me qëllimin për arritjen e dakordimit për rrugët e mundshme të zgjidhjes, bisedime këto të cilat për shkak të tensioneve nuk mbaheshin prej 4 vite e gjysmë mes palëve dhe cilat u zhvilluan më 25 janar në Stamboll.

Pas këtyre bisedimeve pala turke sërish me një qasje pozitive i njoftoi botës nëpërmjet autoriteteve më të larta të saj shtetërore mesazhet se “Zgjidhja e problemeve përfshirë Egjeun është e mundur, se për këtë vullneti është i plotë dhe se paqja dhe stabiliteti rajonal është në interesin e të gjithëve”. Pala turke gjithashtu e cila mbajti një qëndrim pozitiv për programimin e konferencës pesëpalëshe jozyrtare lidhur me çështjen e Qipros, vazhdoi qëndrimin e saj pozitiv edhe me mesazhin se rruga e kësaj kalon përmes ideve të reja dhe krijuese nëse me të vërtetë dëshirohet zgjidhje.

Kur shohim anën tjetër të medaljonit, pala greke vendosi parakusht në bisedimet eksploruese duke deklaruar se do të bisedojë vetëm çështjen për kufizimin e juridiksionit detar nuk dëshiron që në tryezë të jenë të gjitha problemet e përjetuara në Egje dhe Mesdheun Lindor. Ndërkohë problemet mes dy vendeve nuk janë të kufizuara me Egjeun.

Juridiksionet detare që ndeshen në një hapësirë të madhe, ishujt grekë që armatosen në kundërshtim me Marrëveshjen e Lozanës, 152 ishujt pa përkatësi në Egje por të cilët janë pushtuar nga Greqia, rishqyrtimi i statusit ligjor të ishujve të vegjël dhe shkëmbinjve, hapësira ajrore e Greqisë e cila pavarësisht se është 6 milje është deklaruar 10 milje në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar, aktivitetet e kërkim-shpëtimit që janë bërë edhe më të rëndësishme me flukset në rritje të emigrantëve, burimet e hidrokarbureve dhe çështjet e Qipros vazhdojnë të vendosin përballë vazhdimisht të dyja palët.

Çfarë synon pala greke

Që të dyja vendet kanë 6 milje në ujërat territoriale në detin e ishujve për të cilën mes dy vendeve nuk ka një marrëveshje detare për shkak të kushteve të veçanta gjeografike. Pavarësisht kësaj Greqia dëshiron të rrisë në 12 milje ujërat territoriale duke paraqitur Marrëveshjen Ndërkombëtare të së Drejtës Detare 1982 në të cilën Turqia nuk është palë. Ndërsa Turqia ka përcaktuar në mënyrë të qartë se një veprim i tillë do të jetë “shkak lufte” (casus belli). Gjithashtu Greqia përpiqet të rrisë tensionet jo vetëm në detin e ishujve por edhe në Mesdheun Lindor, me pretendimin për shelf kontinental dhe zonë ekonomike ekskluzive (ZEE) të ishujve në Mesdheun Lindor që sipas ligjit ndërkombëtar janë në statusin e detit gjysmë të mbyllur.

Atëherë çfarë synon pala greke, pavarësisht popullatës së kufizuar, territorit tokësor, fuqisë ushtarake dhe ekonomike? A kërkon me të vërtetë Greqia zgjidhje në detin e Ishujve dhe Mesdheun Lindor? Përgjigjen e kësaj pyetjeje që e dimë, vendimmarrësit grekë e konfirmuan edhe njëherë në muajin janar. Me një vendim të miratuar nga parlamenti grek, Greqia rriti në 12 milje ujërat e saj territoriale në Detin Jon dhe zgjeroi territorin e saj sovran me rreth 10 milje.

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias me një krenari të madhe politike nënvizoi se për herë të parë janë zgjeruar territoret e vendit pas 12 ishujve të cilat iu dorëzuan Greqisë në 1947. Ndërkohë që kryeministri Kyriakos Mitsotakis duke shprehur vendosmërinë për të bërë të njëjtën praktikë edhe në ishujt e Kretës dhe Egjeut paraqiti në mënyrë shumë të hapur objektivat e tyre afatshkurtra dhe afatmesme.

Pala greke po ndjek një politikë ekspansioniste në Mesdheun Lindor duke përdorur të “vetmin as nën mëngë” që ka në kuptimin politik. Me shndërrimin e detit të ishujve në një liqen grek duke zgjeruar sa të mund territoret sovrane në Egje dhe në Mesdheun Lindor dhe duke injoruar të drejtat e shelfit kontinental në Mesdheun Lindor, ajo dëshiron ta burgosë Turqinë në Gjirin e Antalyas.

Nëse kërkesat maksimaliste të Greqisë pranohen, ujërat territoriale në Egje do të ulen nga 71 për qind në 43 për qind, ndërsa norma në det nga 49 për qind në 19.7 për qind. Në të njëjtën mënyrë ZEE e Turqisë në Mesdheun Lindor zvogëlohet në masën 80 për qind dhe nga 189 mijë kilometra katrorë ulet në 41 mijë kilometra katrorë.

Në këtë mënyrë duke kufizuar qasjen e Turqisë në det të hapur dhe në rajonet përreth, synohet që Turqia të bëhet një aktor joefektiv në gjeopolitikën e rajonit. Me krijimin e aleancave rajonale për ta lënë të vetme Turqinë e cila ka vijën bregdetare më të gjatë në Mesdheun Lindor dhe me formimin e rregullit të energjisë dhe sigurisë që përjashton edhe Turqinë edhe turqit qipriotë po bëhen përpjekje për zbatimin e një strategjie të tillë.

Gabimi i palës greke dhe qipriote greke

Ndërkohë kur këtë strategji e vërejmë nga pikëpamja e Qipros, Administrata Greke e Qipros Jugore e cila në të gjitha bisedimet e zhvilluara prej vitit 1968 nuk ka pranuar të ndajë me turqit qipriotë fuqinë, barazinë politike, burimet natyrale dhe pasuritë, ashtu sikur Greqia duke e shikuar detin e Ishujve si një liqen grek shpreh se do ta bashkojë sërish të gjithë ishullin duke e përcaktuar atë si “atdheun” e saj.

Administrata qipriote greke në të njëjtën kohë teksa kërkon të sigurojë përfundimin e pakushtëzuar të pranisë ushtarake që Turqia vazhdon në Qipro të cilën ajo i përcakton si ushtarë të huaj, kërkon që të plotësojë pjesën jugore të politikës së Greqisë për të rrethuar Turqinë. Në këtë mënyrë ajo shpreson se Turqia do të tolerojë politikisht dhe në fushat e juridiksionit detar në Qipro në të cilën është rritur edhe më shumë rëndësia gjeostrategjike me burimet e hidrokarbureve të zbuluara kohët e fundit.

Në rast se pala turke bën këto kompromise, oreksi i palës greke i Qipros greke do të rritet edhe më shumë dhe në vazhdim të kësaj do të përpiqen të kufizojnë aktivitetet e flotës turke dhe të kërkimeve për naftë si dhe më pas kufizimin e rolit që Turqia ka në mekanizmin vendimmarrës dhe të thellimit strategjik kryesisht në Libi dhe Siri.

Nëse duhet ta përmbledhim, pala greke-qipriote greke kërkojnë kompromis dhe jo zgjidhje në Egje, Mesdheun Lindor dhe në Qipro, pasi ato thirrjen e bërë kohët e fundit nga Turqia për rigjallërimin e marrëdhënieve me Bashkimin Evropian dhe zgjatjen e dorës miqësore për zgjidhjen e problemeve në Detin Egje dhe Mesdheun Lindor mes dy vendeve e perceptojnë si dobësi dhe politikë ekspansioniste. Për më tepër këto dy vende që nuk mund ta lexojnë mirë konjekturën ndërkombëtare dhe rajonale ndodhen ende brenda një gabimi se do të marrin nga pala turke kompromis nëpërmjet “asit nën mëngë” për anëtarësimin në BE.

Moszgjidhja do të shkaktojë kriza më të mëdha politike

Dyshen greke-qipriote greke e cila injoron fuqinë politike, ushtarake dhe ekonomike të Turqisë që rritet çdo ditë e më shumë, e presin ditë edhe më të mundimshme pasi ta kuptojnë që shumica e vendeve të rëndësishme të BE-së që janë palë për “hatër” të Greqisë, edhe pse ndodhen në të njëjtin organizim nuk do të mund të vijnë ballë për ballë me Turqinë. Këto dy vende të cilat kanë një fuqi të kufizuar politike, ekonomike dhe demografike, me kalimin e kohës do të mbesin përballë një opozite serioze brenda unionit me përpjekjet e tyre për të manipuluar të gjithë politikën e BE-së në Mesdheun Lindor në drejtim të interesave të tyre.

Si përfundim, në rast të moszgjidhjes së problemit të fushave të juridiksionit detar në Mesdheun Lindor, është e qartë se rajoni do të përfshihet në kriza politike edhe më të mëdha. Një trazirë e madhe politike e tillë nuk do të sigurojë dobi për asnjë palë. Në të vërtetë zgjidhja e të gjitha problemeve në rajon është e mundur. Por, zhvillimet rajonale të përjetuara së fundmi kanë treguar edhe njëherë se ka nevojë për më shumë kohë se pala greke dhe qipriote greke të mund të kuptojnë se paqja dhe stabilitet është në interesin e të gjithëve dhe se kjo nuk mund të jetë e mundur pa Turqinë e cila është vendi më i fuqishëm në Mesdheun Lindor.

Në këtë pikë vazhdimi nga Turqia për të mbrojtur në mënyrë aktive të drejtat e saj sipas ligjit ndërkombëtar dhe në të njëjtën kohë vazhdimi i përpjekjeve në terren duke rritur bashkëpunimin e saj me vendet rajonale për të ndarë aleancën që përpiqet të formohet kundër saj do të sigurojë një kontribut të rëndësishëm që ëndrrat e palës greke për kompromis të përballen me të vërtetat.

data-full-width-responsive="true">

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu