Greqia e mbylli vendkalimin kufitar me Turqinë

Për shkak të turmave të refugjatëve dhe emigrantëve nga pala turke me qëllim për të hyrë në territorin grek, Greqia këtë paradite e mbylli vendkalimin kufitar “Kastanjes” me Turqinë në Evros, publikoi agjencia greke e lajmeve ANA-MPA, njoftoi korrespondentja e MIA-së nga Athina.

Sipas informatave të njëjta, është mbyllur edhe shërbimi doganor dhe nuk lejohen qytetarë, ndërsa pala greke që nga mëngjesi është nën sigurim të fortë policor.

Mediat greke shkruajnë se situata është e qetë në vendkalimin kufitar.

Paraprakisht, një burim i qeverisë turke deklaroi se Turqia nuk do t’i mbajë më refugjatët të cilët dëshirojnë nga Turqia të shkojnë në vendet e BE-së. Vlerësohet se në Turqi ka afro katër milionë refugjatë nga lufta në Siri.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu