Greqia i kërkon Turqisë të mësojë nga Shqipëria për detin

Presidentja Sakellaropoulou theksoi në Strasbourg se “Greqia e ka njohur juridiksionin e detyrueshëm të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, sipas nenit 36 ​​të statutit të saj, që nga viti 1994 ndërsa në vitin 2015, ky shtet e rinovoi njohjen duke shtuar disa përjashtime specifike, sipas shembullit të vendeve të tjera europiane”. “Përkundrazi, Turqia” tha kryetarja e shtetit grek, “nuk e ka njohur juridiksionin e gjykatës ndërkombëtare të Hagës”.

Sakellaropoulou theksoi se “Greqia mbështet fuqishëm përfundimin e procesit të anëtarësimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor.

“Shpresoj që procesi i integrimit të vazhdojë me ritme më të shpejta. Kjo do të jetë në të mirë jo vetëm të rajonit më të gjerë, por edhe të BE-së. Greqia ofron njohuri ku mundet për vendet fqinje. Ballkani Perëndimor është një rajon me shumë çështje të hapura dypalëshe që i kanë rrënjët në të kaluarën. Do të ishte shumë e rëndësishme që të përfundonte procesi i anëtarësimit, situata do të qetqsohej shumë”.

Në fjalimin në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës presidentja greke Katerina Sakellaropoulou e akuzoi Turqinë se ka shkelur marrëveshjen e vitit 2016 me Bashkimin Europian duke ndaluar së pranuari kthimin e refugjateve të paligjshëm. /Klan News/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu