Greqia insiston që të respektohet afati deri më 12 shkurt për dokumentat

Marrëveshja e Prespës është marrëveshje ndërkombëtare, ka fuqi mbi të gjitha dispozitat ligjore dhe nuk mund të ndryshohet nga njëra palë, ka deklaruar Ministri i Jashtëm grek, Jorgos Gerapetritis gjatë një interviste në televizionin grek “Antena”, por edhe në parlamentin grek.

Sipas shefit të diplomacisë greke, dispozitat nga Marrëveshja e Prespës janë të qarta dhe Athina zyrtare do të insistojë që të respektohet afati deri më 12 shkurt për ndërrimin e dokumenteve.

“Data kyçe për Maqedoninë është 12 shkurti, që të mund të adaptohen dokumentet publike, në veçanti dokumentet e udhëtimit, si dhe tabelat e automjeteve. Greqia do të insistojë që të respektohen obligimet që dalin nga Marrëveshja e Prespës. Sa u përket Memorandumeve të mirëkuptmit, kuptoni se ratifikimi I tyre në parlamentin grek varet nga respektimi I dispozitave të Marërveshjes së Prespës. Ne, me besnikëri do ta respektojmë këtë marrëveshje”, tha Jorgos Gerapetritis.

Kjo çështje u aktualizua pasi u bë e qartë se në vendin tonë, nuk ka mundësi që me kohë të bëhët ndërrimi i dokumenteve me emrin e vjetër të shtetit.

Konform Marrëveshjes së Prespës, afati prej 5 viteve skadon në shkurt, por një numër I madh I qytetarëve ende nuk mund t`I marrin dokumentet e reja të udhëtimit.

Zgjidhje për problemin kërkon edhe udhëheqësia aktuale e MPB-së. Lidhur me letërnjoftimet u paralajmëruar se ata do të vlejnë edhe pas 12 shkurtit por kërkohet zgjidhja për pasaportat.

Ministri I Brendshëm Teknik, Pançe Toshkovski, gjatë së martës pati një takim me ambasadoren e Greqisë në Shkup, Sofija Filipidu, ku ia ka prezantuar problemin me mungesën e formularëve për pasaportat dhe ka propozura masa për zgjidhje.

Megjithatë, në takim ambasadorja greke është shprehur e prerë se marrëveshja ka hyrë në fuqi më 12 shkurt 2019 dhe duhet të përfundojë më 12 shkurt 2024.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu