Greqia kërkon “shpjegim” nga Turqia rreth një harte që u shpërnda në mediat sociale

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, i ka bërë thirrje Turqisë që të “shpjegojë” një hartë të diskutueshme që u shpërnda në mediat sociale. Sipas Euronews, përcjell Telegrafi, imazhi tregonte disa ishuj të mëdhenj në detin Egje që pretendohet se i përkasin Turqisë.

Harta thuhet se i është dhuruar Devlet Bahçelit, kreut të një partie nacionaliste aleate me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, nga grupi i ri ultranacionalist “Ujqërit Gri”.

Kreu i organizatës kishte postuar në Twitter një foto të hartës të dielën, duke pretenduar se “flamuri i lavdishëm turk” ishte “uzurpuar nga Greqia”.

Ëndërr e ekstremistëve apo politika zyrtare e Turqisë? Një tjetër provokim apo qëllimi i vërtetë? Presidenti Erdogan duhet ta bëjë të qartë qëndrimin e tij për veprimet e fundit të partnerit të tij të vogël të koalicionit”, citohet të ketë qenë reagim i grekëve.

Marrëdhëniet midis Greqisë dhe Turqisë kanë qenë të tensionuara për dekada për një sërë çështjesh, duke përfshirë të drejtat e eksplorimit nënujor dhe sovranitetin e ishujve të pabanuar.

Grindjet e fundit janë fokusuar në ishujt pranë brigjeve të Turqisë, ku Ankaraja akuzon Athinën për “mbajtjen e një pranie ushtarake në kundërshtim me traktatet”.

Greqia ka argumentuar se “po vepron sipas ligjit ndërkombëtar dhe po mbron ishujt e saj përballë armiqësisë turke”- tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu