Greqia, kusht Turqisë: Largo anijet, pastaj negociojmë

Angazhimi i kreut të NATO-s, Stoltenberg për të ulur në një tavolinë diskutimi liderët e Turqisë dhe Greqisë ka hasur në kundërshtimin e këtyre të fundit të cilët theksuan një kusht kryesor për të vijuar negociatat.

Siç shkruajnë mediat helene, kushti grek lidhet me largimin e anijeve turke nga zona e diskutuar detare mes dy shteteve dhe më pas të vijojë dialogu, raporton abcnews.al.

Më herët, Greqia kërcënoi Turqinë me sanksione nëse nuk kryen veprime që ulin tensionin në rajon duke larguar anijet kërkimore nga Egjeu Lindor dhe përfundimin e veprimeve provokuese sipas saj.

Erdogan ishte shprehur më herët se do të pranonte që të uleshin në negociata me Greqinë në mënyrë që të arrihej një marrëveshje “ëin-ëin” për të dyja palët në Egjeun Lindor.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu