Grevë e përgjithshme në sektorin publik, nëse nuk rriten rrogat për 2.806 denarë

Kryesia e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë solli vendim për të bërë thirrje për grevë të përgjithshme në sektorin publik nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre. E para, kërkojnë nënshkrim të marrëveshjes kolektive me të cilën do të konfirmohet rritja lineare të rrogave prej 2806 denarëve për të gjithë të punësuarit në sektorin publik. E dyta, duan kthim të së drejtës së humbur për regres duke nisur nga viti 2023 në vlerë prej 30 deri në 100% nga rroga mesatare në shtet.

“Nëse kjo nuk ndodh deri më 21 qershor, më 22 qershor, LSM-ja do t’u bëjmë thirrje të gjithë punëtorëve si anëtarë dhe të gjithë punëtorëve të tjerë të pakënaqur që ta ndërpresin procesin e punës në vendet e tyre të punës dhe ta shprehin pakënaqësinë e tyre, ose siç themi ne, të organizojmë grevë të përgjithshme”, tha Darko Dimovski, kryetar i LSM-së.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu