Grida Duma befason me look-un e ri, ja si duket (FOTO)

Grida Duma është një nga femrat më të bukura të politikës shqiptare dhe më gjerë.

Ish-deputetja e partisë demokratike ka rënë gjithmonë në sy për stilin e veçantë të veshjes dhe tiparet e ëmbla të fytyrës.

Këto tipare i binin gjithmonë në sy nga flokët e errët që Grida mbante zakonisht. Megjithatë kohët e fundit ajo po shkon drejt ngjyrave të hapura dhe ditën e djeshme ka bërë një ndryshim rrënjësor.

Parukieri i saj Olti Shulla ka publikuar në Instagram fotot e transformimit të deputetes, e cila duket e mahnitshme. Këtë herë ish-deputetja ka zgjedhur ngjyrën lajthi dhe duhet thënë se kjo ngjyrë flokësh i shkon shumë me sytë e saj të veçantë.

Ndonëse i ka kaluar të 40-tat Grida vazhdon të jetë një nga figurat më tërheqëse të ekranit, e cila gjithmonë do të bjerë në sy për kujdesin që tregon ndaj vetes

Foto:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu