“Griezmann po vuan te Barcelona, francezi nuk e di çfarë të bëjë”

Antoine Griezmann është duke vuajtur te Barcelona, sidomos tani me ardhjen e Ronald Koemanit.

Sipas asaj që thotë eksperti i La Ligës, Frederic Hermel, sulmuesi francez nuk është duke e gjetur vetën në strategjitë e trajnerit holandez.

“Ai nuk do të largohet në janar, është e pamundur, nuk mund ta shesin në mes të edicionit”, ka thënë ai.

“Të adaptohet? Griezmann është në një situatë të tmerrshme, e ka humbur futbollin e tij, ai ekziston, nuk është i lumtur, e tregon ën sytë e tij”.

“Grupi është dinamik te Barcelona, jo i mrekullueshëm, ai është një person tjetër, Po bën gabime pa dëshirë, diçka që po i ndodhë në vazhdimësi”, ka shtuar më tej Hermel.

Duket se Griezmann do të largohet në fund të këtij sezoni nga katalunasit, e që klubet evropiane do ta presin këtë mundësi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu