Politikanët shqiptarë e kanë bërë baltë me pangopësinë e tyre për pushtet dhe para, aq sa tashmë askush nuk ka dyshim se parimet janë shkaqet e fundit që i çojnë ata në përplasje me njëri-tjetrin.
Monika Kryemadhi dhe Edi Rama duken sot si armiqtë më të mëdhenj të njëri-tjetrit, ku njëra e shan me prag shtëpie dhe tjetri e telendis në publik, por dikur ata duheshin shumë.
Ishte koha kur Rama sapo kishte nisur karrierën politike dhe pasi kishte prerë thonjtë siç shprehej dikur Fatos Nano, kandidonte për kreun e Bashkisë së Tiranës.
Në atë kohë, Monika Kryemadhi ishte në krye të FRESSH dhe kandidonte për Këshillin Bashkiak të Tiranës.
Rama dhe Kryemadhi nuk i kursejnë lëvdatat ndaj njëri-tjetrit me turmën përballë që duartroket.
“Është ca hilacak ky Edi Rama. E ardhmja e një kombi është rinia dhe ti Edi Rama fitove sepse ke rininë me vete. Urime”, do shprehej Kryemadhi, ndërsa kryeministri i sotëm e ngriti atë në qiell gjatë prezantimit. /albeu
Video:










