Gruaja ime nuk është më e bukur, është e mbushur me plagë nga prerjet cezariane

Letra e një burri që ndezi internetin!

Bret ka rrëfyer çdo gjë që secila grua duhet të dëgjojë në momentin kur trupi i saj ndryshon në mënyrë të pakthyeshme

Shkrimtari dhe gazetari Bret Ortler bëri një shkrim për revistën Fatherly  i cili i frymëzon gratë, kurse burrat i bën të mendohen.

Ky burrë dhe baba i dy fëmijëve ka dërguar një paralajmërim për çdo mashkull që e ka kritikuar trupin e partneres së tij pas lindjes dhe në mënyrë të qartë tregon se me çfarë paragjykimesh ballafaqohen gratë në vetë shtëpitë e tyre, pasi sjellin në jetë fëmijë.

Ai ka rrëfyer çdo gjë që secila grua duhet të dëgjojë në momentin kur trupi i sajndryshon në mënyrë të pakthyeshme. Më poshtë, lexoni pjesë nga shkrimi i tij, që shumicën i lë pa fjalë.

“Çka i kam thënë gruas sime kur trupi i saj ka ndryshuar pas lindjes? Absolutisht asgjë.

Është e njohur se shtatzënia nuk ndodh vetvetiu, ashtuqë unë jam direkt përgjegjës për ndryshimet që i kanë ndodhur asaj. Me fjalë të tjera, kam marrë pikërisht atë që kam nënshkruar.

Kur keni thënë “Eja ta bëjmë një fëmijë”, ndoshta keni imagjinuar pasardhësin tuaj se si i pari po ec në Mars dhe zbulon ilaçin për kancer. Por gjithashtu keni thënë: “Hej e dashur, dua ta mbash fëmijën tim për 9 muaj. Ky proces do të ndryshojë në mënyrë dramatike nivelin e neurotransmetuesve tuaj dhe të shkaktojë ndryshime të mëdha dhe të përhershme në mendjen dhe personalitetin tënd, për të mos përmendur ndryshimet e pashlyeshme në trupin tënd. Gjithashtu do të bëheshfabrikë qumështi dhe të shtosh në peshë”.

Natyrisht, sa më shumë lindje ka duruar gruaja, gjërat bëhen më të vështira. Ne kemi dy fëmijë, por gruaja ime ishte shtatzënë katër herë. Këto janë në total 26 muaj, dy vjet të përziera dhe dëshira të çuditshme, pasojat e ushqyerjes me gji dheplagët nga prerjet cezariane.

Të sqarojmë diçka. Po, trupi i gruas sime ka ndryshuar pas lindjes. Pra, çfarë pastaj? Pas çfarëdo ndryshimi, ajo është ende e njëjtë flokëkuqja e zjarrtë siç ka qenë gjithmonë!

Edhe trupi im ka ndryshuar. Kur ne u martuam unë isha 27 vjeç. Ngrija pesha, vrapoja dhe kisha akoma ndjeshmërinë e një ‘mundësi’ që isha në atë kohë. E vetmja gjë që unë tani ngrejë është vajza ime në dhomën e ndenjës, kur luajmë ‘aeroplana’.

Vrapimi im është reduktuar në ndjekjen e trevjeçarit tonë, duke u bërë sipërbindësh i filmave të animuar. Armiku më i madh me të cilin sot luftoj është vendimi se a do të ha tri apo gjashtë copa të picës, kur porositim ushqimin.

Vetëm ideja për gjykimin e trupit të gruas sime është aq e pështirë, egoiste dhedritëshkurtër.

Mendoni për gjithçka në këtë mënyrë: Po të ishte një nga miqtë tuaj futbollist për disa muaj në pushim mjekësor gjatë të cilit ai shton në peshë dhe përfundimisht duhet të shkojë në një operacion të rrezikshëm të barkut, unë ju garantoj se kurrë nuk do të kishit menduar për barkun e tij, plagët apo muskujt e dobët. Do ta uronit duke i thënë: Plako, mbijetove!

Dallimi mes këtij skenari dhe shtatzënisë është se partnerja juaj ka sjellë në jetë një qenie të mrekullueshme njerëzore. Edhe atë jo çfarëdo qenie – ajo qenie është fëmija juaj. Dhe ky fëmijë është pjesë e familjes tuaj.

Më pëlqen trupi i gruas sime pas lindjes së fëmijës, sepse çdo herë që e shikoj në tëshoh familjen time, kurse familja ime është ajo që ia vlenë të jetoj për çdo ditë.

Dhe për shkak se, pa marrë parasysh se çfarë kam gabuar deri tani, ende dëshiron të flejë me mua”, përfundon Bret./femra


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu