Gruaja myslimane bëhet gjyqtarja e parë në botë që mban hixhab

Një grua në Britani e cila është bërë gjyqtarja e parë në botën perëndimore që mban një hixhab, shpreson të jetë një frymëzim për gratë muslimane.

Raffia Arshad, 40 vjeç, e cila u rrit në Yorkshire, në veri të Anglisë, ka dashur të punojë si juriste që kur ishte 11 vjeç. Arshad, u emërua javën e kaluar një gjykatëse në qarkun Midlands.

Ajo tha se promovimi i saj ishte një lajm i shkëlqyeshëm për diversitetin në sistemin juridik më të respektuar në botë. Arshad tha që zyra gjyqësore po kërkonte të nxiste diversitetin, por kur e emëruan atë nuk e dinin që ajo mbante hixhab.

”Është e rëndësishme për të gjitha gratë, jo vetëm për gratë myslimane, por është veçanërisht e rëndësishme për gratë myslimane.”

Arshad, një nënë e tre fëmijëve, ka praktikuar të drejtën private që merret me fëmijë, martesë të detyruar, gjymtim gjenital të grave dhe raste të tjera që përfshijnë ligjin islam për 17 vitet e fundit. Ajo ishte e para në familjen e saj që shkoi në universitet dhe gjithashtu ka shkruar një tekst drejtues për ligjin islamik të familjes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu