Grubi: Aleanca erdhi me 8 deputetë, Alternativa ngeli me 3 deputetë, ndarja e posteve nuk ishte në rregull

Zëvendëskryeministri Artan Grubi i ftuar sonte në Click Plus në TV21 tha se Aleanca për Shqiptarët erdhi me 8 deputetë në Qeveri, kurse Alternativa ngeli vetëm me 3 dhe sipas Grubit ndarja e pushteteve nuk ishte më në rregull duke kërkuar 3 ministri me 3 deputetë.

“Më vjen keq që Alternativa vendosi që ta braktisë koalicionin, por derën e kanë të hapur. Aleanca për shqiptarët erdhi me një grup prej 8 deputetësh. Alternativa ngel me 3 deputetë. Nuk është e përputhshme ndarja e pushtetit, kur vjen një partner i ri në pushtet.”- tha Grubi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu