Grubi: Duhet ta menaxhojmë situatën dhe jo të tërhiqemi, përgjegjësi pas përfundimit të hetimit

Zv/kryeministri Artan Grubi tha se qeveria mbrëmë menjëherë mbrëmë ka shkuar në Tetovë, ndërsa sot në mbledhjen e qeverisë të shpallet tre ditë zgjidhje.

Ai tha se qeveria ka marrë shumë telefona për të ndihmuar, përfshirë edhe NATO-s.

“Vendosëm t’i drejtohemi këtyre vendeve për të na dërguar ekspertë që të na ndihmojnë në hetimin. Ky hetim të mbyllet sa më shpejtë, të bëhet hetim ma i thellë. Qeveria e filloi mbledhjen me 1 minutë heshtje”, u shpreh Grubi, raporton SHENJA.

Lajmi se drejtori ekonomik ka dhënë dorëheqje, zv/kryeministri Grubi tha se nuk janë të vërteta. Ai tha se për momentin duhet të menaxhohet situata dhe nuk duhet të iket deri sa të zbardhet rasti.

“Jo më rezulton që nuk është lajm i saktë. Unë vlerësoj tash është koha që ta menaxhojmë situatën në ballë dhe jo të tërhiqemi nga përgjegjësia dhe nga situata. Pas përmbylljes së hetimit me ndihmën ndërkombëtare do të shohim se kush do të merr përgjegjësi”, tha Grubi, raporton SHENJA.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu