Grubi: Favoriti im për President, Kryeministër, Kryeparlamentar është vetëm Ali Ahmeti

Sekretari Organizativ dhe deputeti i BDI-së, Artan Grubi, ka reaguar menjëherë ndaj thashethemeve në portale të caktuara opozitare për gjoja preferencat e tija për President shteti.

“Favoriti im i vetëm për Kryetar shteti, Kryeministër, Kryeparlamentar, Kryetar i BDI-së, lider i shqiptarëve, ka qenë, është dhe do të mbetet ALI AHMETI. Çdo gjë tjetër është fake news dhe propagandë mjerane mercenare.” ka shkruar Grubi.

Sot, Ali Ahmeti ka njoftuar që ka autorizuar Grubin për të vijur negociata me kolegun e tij në LSDM për të arritur deri tek kandidati konsensual për kryetar shteti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu