Grubi: Nga 18 Komuna ku ne do të garojmë, 16 i fitojmë pa asnjë dyshim

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut Artan Grubi tha se në zgjedhje e 17 Tetorit partia më e madhe shqiptare hyn si favorit absolut duke u mbështetur edhe përmes sondazheve dhe forcës që ka ky subjekt politik fitues i gjithë cikleve zgjedhore që nga 2002 e deri sot shkruan InfoShqip.com

“Sipas sondazheve tona nga 18 komuna ku ne do të garojmë 16, të gjitha i fitojmë pa asnjë dyshim, ku mund të hymë në rreth të dytë kemi një garë më të vështirë, mund të jetë Bërvenica , Studeniçani dhe eventualisht Çashka.

Tek tjerat s’kemi asnjë dyshim të vetëm”, deklaroi Artan Grubi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu