Grubi: Nuk bën tu jepet përgjegjësia axhamive të udhëheqin me komunat tona

Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi gjatë tubimit të sotëm të BDI-së në komunën e Zhelinës ku edhe u prezantua kandidati për kryetar komune dhe lista e këshilltarëve ka thënë se nuk duhet tu jepet përgjegjësia axhamive, nuk duhet tu ju jepet mundësia për të udhëhequr me komunat tona, me institucionet tona njerëzit e paditur dhe të paaftë duke nisur që nga Gostivari, Vrapçishti, Bogovina e deri në Zhelinë.

“Vota juaj nuk ka të bën vetëm me vendosjen e Fatmirit vetëm në komunën e Zhelinës, ka të bëjë edhe me dinjitetin e komunës, ka të bëjë edhe me imazhin e komunës se si perceptohet komuna nga të gjitha komunat tjera, nga Qeveria, edhe nga komuniteti ndërkombëtar,” ka deklaruar Grubi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu