Grubi: Vizbegu dhe Bllaca së shpejti bëhen me shkolla fillore

Ndërtimi i shkollave në lagjen Vizbeg dhe në fshatin Bllacë të Shkupit përfshihen në programin për investime kapitale të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Këtë informacion e ka bërë të ditur zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi. Sipas tij tashmë janë tejkaluar të gjitha pengesat për ndërtimin e shkollës fillore në gjuhën shqipe në lagjen Vizbeg të Shkupit. Me këtë hap qeveria përfundimisht po i jep fund problemit shumë vjeçar mungesës së hapësirave shkollore me të cilat janë përballur nxënësit e kësaj lagjeje.

Grubi gjithashtu thotë se njëjtë edhe fëmijët e fshatit Bllacë, përkatësisht ata të lagjes Bardhi tashmë nuk do të duhet që të udhëtojnë me kilometra për të ndjekur mësimin, pasi që së shpejti në këtë vendbanim do të ndërtohet shkollë fillore me qëllim që edhe atyre fëmijëve tu krijohen kushte të barabarta sikur dhe fëmijëve tjerë në vend.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu