Gruevski atakon edhe Ivanovin

Lideri i VMRO-së, Nikolla Gruevski atakoi rëndë fondacionin Soros në Republikën e Maqedonisë, njofton agjencia e lajmeve INA.

Sipas tij, kjo organizatë krijoi një armatë me OJQ, për ta bërë atë dhe garniturën e tij qeveritare , hajdut, tradhtar e idiot.

Por, Gruevski sikur harron se bashkëpunëtorët e tij më ngushtë, sikur presidenti Gjorgje Ivanov kanë qenë pjese o Sorosit për një periudhë të gjatë kohore.

Prej vitit 2002 deri në vitin 2004 Ivanov ishte anëtarë i Këshillit drejtues të fondacionit në fjalë. Anëtarë të këtij fondacioni ishin edhe Pashko Kuzman, ambasadori i Maqedonisë në Londër, Jovan Donev dhe shumë të tjerë. (INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu