Gruevski braktiset nga shqiptarët, bëhet gati për opozitë

Me ndarjen e vërtetimeve për deputetët e rin nga ana e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve përfunduar zyrtarisht zgjedhjet e parakoshme parlamentare, njofton agjencia e lajmeve INA.

Tani e gjithë vëmendja e opinionit është drejtuar tek sfida e radhës e skenës politike e cila pritet të filloij negociatat për formimin e qeverisë së re.

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti tashmë ka deklaruar se nuk do ti zhgënjejë shqiptarët me vendimin e tij për hyrje në qeverinë e re.

Por, sipas gjitha gjasave shqiptarët kësaj radhë do të negociojnë me LSDM opozitare, e cila drejtohet nga lideri Zoran Zaev.

Koalicioni me LSDM-në nuk është përjashtuar nga Ahmeti dhe nënkryetarja e BDI-së, Teuta Arifi.

Ndërkaq, tri partitë tjera shqiptare janë deklaruar hapur se nuk do të hyjnë në qeveri me Nikolla Gruevskin.

Lideri i LR-PDSH-së, Ziadin Sela mbrëmë për herë të parë, në një debatë televizivë është shprehur se asnjëherë do ti hyjë në një qeveri me Nikolla Gruevskin dhe partinë të cilën e drejton ai.

Sela tha se, nuk hy në qeveri me një lider që na ka quajtur Indian, me një njeri që i ka bërë dëme të mëdha shqiptarëve, por edhe Komunës së Strugës duke i marrë mbi 2 milion euro.

Ai tha se, këtë nuk e ka pohuar më parë për ti mos i krijuar komoditet në negociata liderit të LSDM-së, Zoran Zaev.

Të njëjtën e kanë potencuar edhe dy nënkryetarët e partive tjera, Arben Labënishti nga Lëvizja Besa dhe Bekim Fazliu nga Partia Demokratike shqiptare.

Ata kanë pohuar se cështja e hyrjen në qeveri me mandatarin e parë, VMRO-në tashmë është mbyllur.

Por, nuk përjashtohet mundësia që Maqedonia të mbetet pa qeveri, nëse partitë maqedonase nuk i pranojnë kërkesat e tyre për barazi të plotë. Këtë e ka konfirmuar edhe lideri i BDI-së Ali Ahmeti dhe përfaqësues të partive tjera shqiptare./ina


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu