Gruevski dhe Zaev po i ndryshojnë fjalët që kanë thënë

Dy partitë më të mëdha janë kanë filluar të tërhiqen nga qëndrimet e para të tyre. VMRO-DPMNE ka festuar pavarësisht qëndrimit se kanë thënë se nuk do të marrin pjesë dhe nuk do t’i njohin rezultatet e rivotimit, ndërsa për LSDM-në tashmë nuk janë me rëndësi numri i mandateve, por numri i përgjithshëm i votave që i kanë fituar të gjitha partitë opozitare.

VMRO-ja ka humur në Tearcë, por ka festuar për numrin e vërtetuar të mandateve në rivotim, ndërsa LSDM-ja mbeti e qëndrimit se edhe pse ka dy deputet më pak nga partia e Gruevskit ata janë fitues dhe do të formojnë qeveri.

Disa nga analistët thonë se këto dy parti kanë filluar ti tërheqin qëndrimet e tyre.

VMRO-ja në shpalljen të cilën para rivotimit e ka lexuar vet Gruevski para Komisionit Shtetëror Zgjedhor, ka theksuar se edhe nëse Gjykata administrative vërteton “vendime joligjore” të KSHZ-së dhe atë të merret fitorja e VMRO-së, nuk do të marrë pjesë në rivotimin dhe nuk do t’i njoh rezultatet nga ai rivotim.

Partia nuk ka agjituar për votim, por edhe nuk ka dërguar thirrje që të mos votohet për to, ato kanë fituar 149 vota në Tearcë.

Në shtabet e partive, për herë të tretë që nga 11 dhjetori deri tani, është festuar për fitoren e zgjedhjeve.

“VMRO ka luajtur shumë ulët-nëse humbim në zgjedhje nuk do t’i njohim rezultatet që do të thotë kthim nga ajo që e ka bërë LSDM-ja, gjegjësisht kthimi i kusurit, ju ashtu e keni krijuar krizën tani edhe ne në këtë mënyrë do t’ua krijojmë krizën”, ka deklaruar për “REL”, analisti Alajdin Demiri.

Sipas tij, as LSDM-ja nuk ka pasqyrë të qartë se çfarë po ndodh në këto momente.

Demiri thotë se nuk njeh te opozita idenë për atë se kush do të formojë qeverinë, edhe pse lideri i tyre Zoran Zaev vazhdimisht thekson se do ta formojnë.

“VMRO-DPMNE ka lejuar publikisht t’i kërcënohet KSHZ-së, madje edhe Gjykatës administrative. Nga ana tjetër, LSDM-ja e cila mund të konsiderohet si fitues moral nuk ka se me kë të bëjë qeveri”, tha Demiri.

Nëse VMRO-ja mbetet në qëndrimin se nuk ju intereson rivotimi në Tearcë duhej të jenë pasiv dhe të mos reagojnë pa marrë parasysh si janë rezultatet, tha profesori i fakultetit juridik të FON-it Temellko Risteski.

“Sa për LSDM-në rrethanat ndryshojnë dhe ato imponojnë edhe ndryshim në pozicione.

Atë që LSDM-ja e paraqet si qëllim të ri është në të vërtet kthim mbrapsht në lidhje me qëllimin e më paraprak, numri i mandateve të jetë 50-50”, tha Risteski.

Pas rivotimit në Tearcë, Zaev profilin e tij në facebook, ka theksuar se fitorja e shumicës së qytetarëve në vend të cilët kanë votuar për ndryshim janë vërtetuar edhe në Tearcë.

Ato mbetën në qëndrimin se mbi 600.000 qytetarë, pa dallim përkatësisë etnike kanë kërkuar të ardhme demokratike në Maqedoni, dhe ajo është treguar, siç thotë, se vullneti i shumicës së qytetarëve në zgjedhjet e fundit ka qenë për ndryshim, transmeton “Rel”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu