Gruevski do vazhdojë të marrë pagën e deputetit edhe pse ka kërkuar azil politik në Hungari

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi ka mbajtur takim koordinues me nënkryetarët e Kuvendit dhe koordinatorët e grupeve të deputetëve, në të cilin ka diskutuar për statusin e deputetit Nikolla Gruevski, i cili gjendet në arrati dhe kërkohet me fletarrest ndërkombëtar, njofton “Zhurnal”.

Xhaferi më herët ka deklaruar se është e palogjikshme që deputeti të arsyetohet në situatë të tillë, por për shkak se rregullat ligjore nuk parashohin situatë të tillë, do të duhet të marrin vendim.

Gruevski nëse për gjashtë muaj mungon pa arsye Kuvendi ka të drejtë t’ia merr mandatin.

Por gjatë kësaj periudhe kohore ai do ta marrë pagën e deputetit edhe pse me çdo muaj duke iu zvogëluar për shkak se mungon në punën e kuvendit.


1 Koment

  1. Normal kur i ka lidhjet e forta pse mes mi mar rogen .Sa gruevski jan ne parlament Talat Gjaferit Ali ahmetit me ja hek kryt ka 7 mihajlkova dalin

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu