Gruevski edhe sonte me militantët e VMRO-së protestuan para Ministrisë së Drejtësisë

VMRO-DPMNE-ja opozitare edhe sonte me protestë para Ministrisë së Drejtësisë kërkoi lirimin e deputetëve të arrestuar dhe personave të tjerë për pjesëmarrje në ngjarjet në Kuvend më 27 prill të këtij viti.

Në protestë morën pjesë lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski,ndërsa para qytetarëve të tubuar u drejtuan Ivan ivanov, Nikolla Sërbov, Jasmina Damçevska dhe Darko Kostovski.

Kostovski potencoi se asnjë presion nuk do t’i bindë që të tërhiqen dhe paralajmëroi se do të qëndrojnë këtu deri në fund ose, siç tha, “fundi është respektimi i parimeve demokratike dhe liri për të gjithë ata të cilët u arrestuan në mënyrë të paligjshme”.

Protestë para Ministrisë së Drejtësisë është paralajmëruar edhe për nesër në orën 18:00.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu