Kryetari i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski sot pasdite ka pritur në takim Karen Pierce, Drejtoreshë Politike në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe.
VMRO-DPMNE thotë se përveçse dhuna fizike nuk është e pranueshme, dhunën politike që e promovon LSDM është gjithashtu e papranueshme nga zgjedhja joligjore e Talat Xhaferit, duke thyer plotësisht Kushtetutën dhe ligjet.
“Presedani i tillë, ku pa procesverbal , pa numërime, njoftimi zyrtar dhe jashtë kohës së parashikuar të punës së institucionit, me forcë duke u përpjekur për të zgjedhur kryetarin, paraqet shkelje të sistemit ligjor të vendit. Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën, ligjet dhe Rregulloren”, informojnë VMRO-DPMNE.
Në komunikatën e VMRO-DPMNE-së, është theksuar edhe rreziku i precedenti të tillë që çon në një tjetër precedent të ri, dhe kjo të bëhet një praktikë e zakonshme e shkeljes së ligjeve dhe rregulloreve të bazuara në vetë institucionet.