Gruevski ka kërkuar azil politik, vjen konfirmimi i shtetit hungarez

Hungaria konfirmoi se ish kryeministri, Nikolla Gruevski ndodhet në Budapest dhe se ka kërkuar azil politik nga autoritetet hungareze.

Përmes një komunikate për media, Ministria e Jashtme e Maqedonisë njofton se gjatë ditës ka thirrur ambasadorin hungarez, Llasllo Duks i cili në takim me sekretarin shtetëror, Viktor Dimovski ka konfirmuar saktësinë e informatës së plasuar nga vetë Gruevski në facebook.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu