Gruevski në rolin kryetarit të shtetit, urdhëron kryeministrin që urgjentisht ti sanon dëmet

Kryetari i partisë VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski i jep urdhëra kryeministrit Emil Dimitriev se si të veprojë në tejkalimin e krizës me vërshimet dhe si të ndihmojë qytetarët.

”Duhet të mblidheni përsëri në një mbledhje qeverie. Më duket se do të ketë nevojë për ndihma shtesë. Tani ka mungesa të ndihmave dhe ju duhet të veproni. ” i thotë Nikolla Gruevski.

Kryeministri i Maqedonisë, Emil Dimitriev thotë se është bërë listë që do të tregojë se për çfarë ka nevojë ndërsa Gruevski e ndërpret duke i thënë se nuk ka kohë për lista por për veprim.

”Kjo merr kohë. Bëni diçka në kohë, tani, menjëherë. Nesër duhet që mos të jenë të gjithë këto mungesa.” tha mes tjerash Nikolla Gruevski.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu