Gruevski sillet si Kryeministër: Nga nëntori pensione më të larta prej 5%

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikola Gruevski tha se pavarësisht ndikimit negativ të krizës politike ndaj ekonomisë, pensionistët do të marrin rritje të pensioneve, masë e cila ishte parashikuar nga programi i VMRO DPMNE-së të vitit 2014, transmeton TetovaSot.

“Sa i përket pensioneve, pavarësisht nga të gjitha problemet e krijuara nga kriza politike, parashikohet tani pensioni i nëntorit që do të paguhet në fillim të dhjetorit të rritet me 5 për qind, sa ishte premtuar më parë dhe siç është votuar në Buxhetin vitin e kaluar, kështu që do të jetë rritje të re të pensioneve, plotësojmë një nga premtimet tona. Tani nga e gjithë kjo do të ketë një rritje të re prej pesë përqind që do të jetë rreth 670 denarë për pensionistët. Në total prej rreth 300,000 pensionistëve do të marrin rreth 670 denarë plus ose 8.000 denarë në vit me këtë rritje të pensioneve”, tha Gruevski.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu