Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, ka deklaruar se partia e tij dhe populli nuk do të lejojnë zbatimin e Deklaratës politike shqiptare, të cilës i referohet si ”Platforma e Tiranës”, transmeton Gazeta Express.
Ai thotë se nuk do të lejojnë ridefinimin e shtetit si edhe ndërrimin e emrit, sipas skenarit të LSDM-së me partitë shqiptare. Për Gruevskin, periudha e tanishme është mjaft dramatike për vendin. Ai i bëri thirrje popullit që të përgatitet për rezistencë afatgjatë për t’u përballur me skenare për shtetin dhe se përmes dialogut politik në Kuvend mund të gjindet zgjidhje. Gruevski përsëriti edhe një herë qëndrimin e partisë së tij se zgjedhjet e reja të parakohshme parlamentare, bashkë me ato lokale, janë e vetmja zgjidhje e krizës së tanishme politike./Gazeta Express/










