Grupe pune për të mos e zgjidhur problemin

Analistët vlerësojnë se partitë parlamentare shqiptare nuk do të arrijnë të mbrojnë interesin e shqiptarëve as sa i përket çështjes së njësive zgjedhore. Duke folur mbi grupin punues për ridefinimin e njësive zgjedhore me qëllim të barazimit të numrit të votuesve mes tyre, gazetari Isen Saliu vlerëson se përvoja në Maqedoni tregon se misionet dhe grupet punuese zakonisht formohen për të mos gjetur zgjidhje, respektivisht për të fituar në kohë që një problem të harrohet nga opinioni dhe të lihet anash. Ai nuk e përjashton mundësinë që edhe kësaj radhe mund të ndodh e njejta gjë.

“Mendoj se pozicionet fillestare të partive shqiptare, propozimet e tyre për rregullimin e numrit të votuesve nëpër njësi zgjedhore janë pozitive në përmirësime të vogla që nevojiten por kam frikë se partitë shqiptare edhe kësaj radhe nuk do të jenë në gjendje që t’i mbrojnë këto pozicione ashtu siç nuk ishin në gjendje të mbrojnë votuesit e diasporës që ende u kanoset fshirja nga lista dhe mendoj në fund prap do të mbizotëroj interesi i partive maqedonasve, respektivish i VMRO DPMNE”, ka deklaruar Isen Saliu, gazetar.

Nga ana tjetër, gazetari Besim Iljazi, thotë se është herët për të vlerësuar se cili do të jetë epilogu i punës së komisionit. Megjithatë, sipas tij, bartja e votuesve nga një njësia e gjashtë e cila e ka tejkaluar pragun prej plus 5% të në njësinë e 5 zgjedhore në nuk garanton zgjidhje afatgjate. Ai vlerëson se zgjidhja do të ishte ulja e pragut në 3% ose në 1% ose heqja e tërësishme e pragut.

“Ajo që dua të them është që këto forma këto ndryshime e kanë defaktorizuar faktikisht elektoratin shqiptar dhe zgjidhja afatgjate e kësaj në rastin konkret për njësin e gjashtë zgjedhore ulja e cenzusit në 3% ose heqja e cenzusit fare për të gjithë njësit zgjedhore, një ndryshim sistematik i kodit zgjedhor i cili do t’iu ofronte edhe një mundësi jetës plural dhe do të t’iu ofronte edhe një mundësi partive tjera më të vogla që të jenë të përfaqësuara në Parlament”, ka thënë Besim Iljazi, gazetar.

Ai më tej ka shtuar se shqiptarët humbin 4 deputetë në këtë mënyrë siç është tani. Siç thekson ai, e njejta gjë ndodh edhe me bartjen sepse përsëri reciklohet problem për shkak se nataliteti te shqiptarët dhe trupi i ri votues që futet brenda listës zgjedhore është shumë i madh ndërsa te njësit ku dominojnë maqedonasit është shumë i vogël.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu