“Grupi i Musës” mbush Studeniçanin me njerëz nga Çairi dhe Saraji

Të pakënaqur nga Ali Ahmeti, edhe pse me vite në funksione të rëndësishme ata dolëmn si të pakënaqur por i ashtuquajturi “Grupi i Zjarrit” pasi u akomoduan në pozicione politike brenda partisë edhe pse të padëshiruar për opinionin vazhduan që edhe më tej të shfaqin pakënaqësitë e tyre duke pretenduar kolltukun e liderit Ahmeti, shkruan InfoShqip.

Së fundmi ata në një prononcim për media paraqitën një takim me strukturat e degës së Studeniçanit por fatkeqësisht në takimin e Studeniçanit gjithëçka kishte por vetëm mbështetës së BDI-së nga Studeniçani nuk kishte.

E mbushur salla me ish funksioner nga Çairi dhe Saraj i dha një pompozitet të zbehtë këtij takimi pasi në këtë takim ishin të pranishëm ish funksioner si Avni Kallaba, Qemajl Musliu, Alajdin Alia, Muhamet Haxhia, Rakip Doci, Irfan Buci, Isni Jakupi, Visar Ganiu, Musa Xhaferri, Blerim Bexheti, Izet Mexhiti, Zeklul Rexhepi, Aziz Maksuti, Andan Eyup, Kastriot Rexhepi, Bashkim Hasani, Besim Koka, Fadil Drenica dhe shumë të tjerë nga deget e Çairit dhe Sarajit.

I ashtuquajturi grupi i “Zjarrit” u pritën në Studeniçan nga bashkëpuneëtorët e tyre, të cilët janë ish kryetari i degës Muhamet Ramadani dhe kandidati humbës në zgjedhjet e degës Mesud Bajrami i cili dështoi me humbje edhe kur ishte shef shtabi në atë degë./Top24


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu