Guardiola ende e ka në zemër Barçën: Janë klubi më i mirë në botë

Pep Guardiola pas fitores ndaj Wolves me rezultat 4-1 në Ligën Premier, është ndalur të flas edhe për atë që po kalon ish-klubi i tij Barcelona.

Spanjolli ka folur për arrestimin e presidentit Josep Maria Bartomeu, dhe për zgjedhjet e të riut.

Pep ka thënë shpreson se zgjedhjet të shkojnë mirë në klubin katalunas dhe kështu ata të kthehen prapë në majat e futbollit spanjoll dhe evropian.

Ajo që vazhdon të komentohet në rrjetet sociale dhe nga mediat, është pjesa kur Guardiola nuk e fshehu dashurinë për Barçën, duke thënë se janë klubi më i mirë në botë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu