Guardiola: Humbja ndaj Real Madridit mund të thotë shkarkim për mua

Trajneri Manchester Cityt, Pep Guardiola pranon se ai mund të pushohet nga puna nëse eliminohet nga kundërshtarët e Ligës së Kampionëve, Real Madridi.

Të dy ekipet do të përballen mes vete në raundin e 1/16-tës në garën më të madhe ekipore evropiane.

Fakti që City kurrë nuk e ka fituar titullin thjesht shton vështirësinë për ta arritur atë, ka thënë Guardiola, i cili nuk e përjashton shkarkimin nëse eliminohet.

“Kjo është arsyeja pse është kaq e vështirë ta fitosh atë. Dhe në 100 e më shumë sezone të historisë për Manchester Cityn, ishin 100 sezone të dështimit – kjo nuk është e vërtetë”, ka thënë fillimisht Guardiola.

“Ka shumë lojtarë të pabesueshëm që i bënë të lumtur tifozët tanë, dhe tifozët tanë shijuan një pjesë të sezonit”.

“Unë e di se njerëzit thonë “Ju jeni i mirë” ose “Ju nuk jeni mjaft i mirë”. Unë e pranoj atë. Dua të fitoj Ligën e Kampionëve, ëndërroj dhe do të shijoj ndeshjet kundër Real Madridit, për të parë se çfarë mund të bëj”.

“Nëse ne nuk i mposhtim ata, atëherë do të vijë kryetari, ose drejtori sportiv dhe do të thonë “Nuk është mjaftueshëm mirë, ne duam Ligën e Kampionëve, unë do të të largoj ty”, përfundoi trajneri katalunas.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu