Guardiola: Lejuam shumë gabime në mbrojtje

Pep Guardiola, si trajneri i Man. Sitit për herë të parë pranoi 5 gola në një sfidë në Premier Ligë, mirëpo kjo nuk ndalon që të vazhdojë vizionin e tij.

“Në ndeshjen kundër Vulverhampton nuk ishte problem, pse na doli tani, papritmas, problemi i të lënduarve? Na ka ndodhur disa herë kundër këtij lloji kundërshtari dhe mbrojtjeje. Ata nuk “shtypën” për 80 minuta, por duhet të mos i lejoni që të kalojnë mbi ju dhe të arrijnë pozicione të rrezikshme. Edhe ata nuk vrapuan shumë, por ne duhet të jemi aty ku duhet. Pas avantazhit 1-0 nuk ishim mjaft të fortë, as të durueshëm dhe të qëndrueshëm. Gjithashtu, u dhanë tri penallti. Ne biseduam në fund të pjesës së parë, u përpoqëm të shmangim gabimet, por fatkeqësisht pësuam golat e dytë dhe të tretë dhe pastaj ishte më e vështirë,” arsyetohet Guardiola.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu