Guardiola po e ndihmon Barcelonën për transferimin e një mbrojtësi

Barcelona është në kërkim të një mbrojtësi qendror dhe atë e ka gjetur tek Manchester City. Fjala është për katalunasin Eric Garcia i cili ishte larguar nga Barcelona vite më parë për t’iu bashkuar Cityt në akademi.

Megjithatë tani katalunasit pe duan rikthimin e tij në Camp Nou dhe sipas medieve spanjolle ata po ndihmohen nga Pep Guardiola për një gjë të tillë.

Garcia ka kontratë me Cityn deri në verën e vitit të ardhshëm dhe nuk ka pranuar rinovimin e saj.

Mundo Deportivo ka raportuar se nëse City nuk pranon shitjen e Garcias këtë verë te Barça, lojtari do të largohet vitin e ardhshëm si i lirë dhe do të nënshkruajë me gjigantin katalunas.

Tani në skenë ka dalë trajneri Pep Guardiola që i ka kërkuar Cityt ta shes Garcian këtë verë, pasi lojtari e ka mendjen vetëm te Barcelona.

Në Spanjë vendimi i Pep është konsideruar si ndihmë për ish-klubin e tij Barcelonën.

Gjithsesi City dhe Barça duhet të merren vesh para datës pesë tetor për lojtarin kur edhe kryhet afati kalimtar veror.

Barcelona nuk është e gatshme të shpenzojë më shumë se 10 milionë euro për mbrojtësin e talentuar, teksa City vazhdon të kërkojë 15 milionë euro për të.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu