Guardiola rinovon kontratën me Man.City

Manchester City dhe Pep Guardiola kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës. Është Machester City që përmes një komunikate ka bërë të ditur arritjen e marrëveshjes.

Guardiola, sipas njoftimit të Cityt, ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2023. Kjo do të bëjë që Pep Guardiola të mbetet në ‘Etihad Stadium’ për shtatë vite.

Guardiola ka marrë drejtimin e Manchester Cityt në vitin 2016, dhe deri më tani ka fituar tetë tituj të mëdhenj.

Në të kaluarën, Guardiola ka qenë trajner i Bayern Munich dhe Barcelonës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu