Kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, së bashku me veteranë, i është bashkuar protestës që po mbahet para Kuvendit të Kosovës.
Gucati pati edhe një koment të tensionuar me pjesëtarë të Policisë së Kosovës, ndërsa paralajmëroi se situata mund të përkeqësohet nëse projektligji nuk votohet.
“Sot kemi ardhur t’u bashkëngjitemi studentëve dhe rinisë. Ne sot kemi ardhur ta presim leximin e dytë të projektligjit. Nëse nuk votohet leximi i dytë, nuk do të jetë situata e mirë as për ne, as për ata, e kam fjalën për parlamentarët dhe qeverinë”, tha Gucati para mediave./Klankosova.tv










