Guvernatori indian: Muslimanët të ushqehen me plumba

Kreu i një province indiane të lidhur me qeverinë e kryeministrit Narendra Modi ka provokuar ndjenjat anti-muslimane në shtetin e tij duke kërkuar shtypjen e protestuesve muslimanë ndaj një ligji të ri të qytetarisë në shtetin e tij.

Ministri provincial Uttar Pradesh Yogi Adityanath, i përmendur dhe më parë për nxitje të urrejtjes kundër muslimanëve indianë, u tha mbështetësve të tij se protestuesit ndaj legjislacioni ishin “terroristë” që duhet të ushqehen “me plumba e jo me briani”, duke iu referuar pjatës më të përdorur të orizit nga muslimanët indianë.

Amendamenti i ligjit të kontestuar është mbështetur nga partia e djathtë e kryeministrit Modi dhe ka shkaktuar protesta të gjera ku të paktën 30 vetë janë vr, arë. Ligji lejon dhënien e qytetarisë indianë për miliona refugjatë të ardhur ligjërisht ose ilegalisht nga Pakistani, Bangladeshi, ose Afganistan përveç muslimanëve.

Por Adityanath nuk donte t’ia dinte: “Protestat që po ndodhin në vende të ndryshme nuk janë kundër ligjit të qytetarisë, por sepse këta njerëz kërkojnë që India të bëhet një superfuqi”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu