Hajdutët demolojnë dhe vjedhin xhaminë në Tetovë, ja sa para vodhën

Natën mes të shtunës dhe të dielës autorë të panjohur kanë kryer vjedhje të rëndë në xhaminë që gjendet në rrugën “Radovan Conçiq” në Tetovë. Ata me dhunë e kanë hapur dritaren dhe dyert e disa hapësirave të xhamisë.

Nga një sirtar në masën e punës është marrë një sasi e vogël denarësh, 20 frënga zvicerane si dhe një kasë të metaltë ku kanë qenë disa dokumente lidhur me ndërtimin e xhamisë. Pas hetimeve të kryera është konstatuar se hajdutët kanë përfituar 4.000 denarë, kurse kanë shkaktuar dëm material në vlerë shumë fish më të madhe.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu