Analisti dhe ish-ministri i financave, Xhevdet Hajredini reagon ndaj konstatimit të grupit punues nga Këshilli Gjyqësor se ndaj gjyqtarëve të Strugës nuk është bërë presion nga kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko apo persona të tjerë. Po ashtu siç thuhet nuk ka pasur asnjë veprim të kundërligjshëm nga ana e gjyqtarëve.
“Nga kontrolli i kryer nga Milazim Mustafa në gjykatën e Strugës, ka rezultuar se “gjithçka është sipas ligjit”.
Tashmë pritet që Sekretari Amerikan i Shtetit, Antoni Blinken duhet të tërheqë menjëherë vendimin që Ramiz Merko dhe Branko Hrvat të kthehet në Zagreb.
Merko vetëkuptohet se do ta vazhdojë aktivitetin në BDI”, thotë Hajredini.